Tavë me pistil për ditët e dimrit

0
214

Elbasani njihet si një prej qendrave të kulinarisë shqiptare. Ai është një nga qytetet ku arti i amvisave është ruajtur me fanatizëm, duke krijuar një buqetë të vërtetë gatimesh të shijshme.

Në ditët e ftohta të dimrit, kulinaria tradicionale e Elbasanit të kënaq me tavën me pistil, një gjellë tipike dimërore që përgatitet me mish qingji ose dashi, sërish në tavë balte.

Tava e baltës garanton suksesin e kësaj pjate tradicionale që gatuhet nga zierja e mishit, e qepës, piperit të kuq, hudhrave dhe lëngut të kumbullave.

Shija e athët e kumbullave dhe ëmbëlsia e mishit të qingjit apo dashit janë një kombinim i përkryer. E bukur është edhe ngjyra që ka marrë gjatë pjekjes mishi dhe qulli i kumbullave të athëta./Elbasani flash