Taylor Swift thyen rekordin e Whitney Houston prej 3 dekadash

0
235

Taylor Swift ka thyer rekordin e vendosur nga Whitney Houston që qëndroi për më shumë se tre dekada: këngëtarja ka tejkaluar Houston si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në krye të listës së Billboard 200.

Albumi më i fundit i këngëtares “Folklor”, ka qëndruar në krye për shtatë javë, duke bërë që Taylor të kryesojë gjithsej përgjatë gjithë karrierës së saj në krye për 47, në krahasim me Houston që kishte 46 javë.

Ndërkohë, në vendin e tretë renditet Adele me 34 javë. Swift ka gjithsej shtatë albume, dhe së pari arriti numrin të renditet në vendin e parë në Billboard 200 me albumin e saj të dytë, Fearless.

Houston së pari u pozicionua në krye të listës me albumin e saj debutues “Whitney Houston” në 1986 dhe më pas me Whitney, kolonën zanore “The Bodyguard” dhe “I Look to You”. Ajo shënoi rekordin e saj Billboard 200 në 1987. xh.d/abcnews.al