Dafina Zeqiri dhe Tayna rreth një vit më parë u bënë bashkë dhe sollën super projektin që u bë hit i verës. Dy artistet më në zë të momentit sollën “Bye Bye”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku dhe që numëron miliona klikime në Youtube.
Por, edhe pse ka kaluar disa kohë, kënga është vazhdon të mbetet mjaft e pëlqyer. ”Bye Bye” ka arritur së fundmi një rekord me mbi 50 milionë klikime, duke u bërë kështu bashkëpunimi më i klikuar mes dy artistesh shqiptare. Këtë sukses dy artistet e kanë ndarë me ndjekësit edhe në rrjete sociale.
Edhe kjo verë ka qenë e suksesshme për Taynën dhe Dafinën. Kjo e fundit është angazhuar me albumin e saj “Dafinë Moj”, ndërsa po shijon suksesin e këngës “Aman”. Ajo ka paralajmëruar edhe dy projekte të reja që pritet të dalin në gusht. Ndërkohë që Tayna erdhi me “Bass”, dhe po punon për të sjellë një tjetër këngë, që nuk dihet nëse do të jetë solo apo bashkëpunim. /abcnews.al/