Tayna ka një urim publik për producentin e njohur shqiptar

0
136

Producenti i famshëm, Cricket, është spikatur gjithmonë për realizimin e shumë projekteve muzikore që janë kthyer në hite, për shumë artistët shqiptarë.

Ditën e djeshme, Donat Prelvukaj, i njohur me Cricket, festoi ditëlindjen.

Nuk kishte si të mungonte një urim nga bashkëpunëtorja e tij prej shumë vitesh, reperja Tayna, e cila ka postuar një imazh të producentit në InstaStory.

“Urime ditëlindjen biri”, ka shkruar Tayna në urimin e saj për Cricket, që shfaqet në studio muzikore.

Kujtojmë që “Taka” mban titullin projekti i fundit i Taynas, që është realizuar pikërisht nga Cricket./abcnews.al