Tayna kryeson si artistja më e dëgjuar, projekti i ri rezulton një sukses

0
222

Prurja më e re e Taynës ka arritur të zbresë nga froni “Panoramën” dhe “Paranoja-Pishman”, dy këngët që kanë qëndruar në krye të toplistës përgjatë gjithë verës. Kënga që mban titullin “Qe Qe”, e publikuar vetëm pak ditë më parë është renditur në vendin e parë si kënga më ë dëgjuar e kësaj jave.

Tayna ka lënë pas Xhensila Myrtezajn, Ardian Bujupin, Kidën dhe Mozzik, bashkëpunimet e të cilëve rezultuan shumë të suksesshme dhe që u publikuan afro dy muaj më parë. Ky është projekti i dytë i reperes pas “Bass”, e cila gjithashtu është pritur mjaft mirë nga publiku dhe që deri më tani numëron më shumë se 10 milion klikime në Youtube.

Kujtojmë që Tayna ka paralajmëruar duete edhe me disa artistë të huaj, emrat e të cilëve ka preferuar t’i mbajë surprizë. Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, reperja rrëfeu se për shkak të pandemisë ata janë shtyrë deri në normalizimin e situatës. /abcnews.al/