Tayna është padyshim një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi, reperja ka publikuar një fotografi në Instastory, duke vënë në pah format trupore dhe madje e ka krahasuar veten me Marilyn Monroe.
“Marilyn 2020”, ka shkruar reperja krahas fotos. Kujtojmë që Tayna ka paralajmëruar projektin e radhës që pritet të publikohet së shpejti. Pasi konfirmoi kontratën me shëpinë diskografike Sony Music, Tayna zbuloi disa bashkëpunime me artistë të huaj, por që për shkak të pandemisë janë shtyrë.
Po kam, vetëm për shkak të pandemisë janë shtyrë. Mezi po pres për t’i nxjerrë dhe me bërë publike gjithçka që po ndodh. Emrat nuk i zbuloj por mbeten me kohën.”, u shpreh asokohe reperja. /abcnews