Tayna nuk e ka ndërmend të ndalet, së shpejti edhe dy këngë të reja

0
169

Rep-artistja, Tayna është mjaftë e angazhuar me projekte të reja muzikore.

Ajo që nga kënga e saj e parë “Columbiana” të cilën e publikoi më 1 qershor të vitit 2018-të, ka arritur të marr miliona klikime në platformat e ndryshme si “Youtube”, “Spotify” e “Soundcloud”.

Tayna u kthye në një sensacion që nga ajo kohë duke sjell projekte të reja vazhdimisht.

“Express Rozë” përmes burimeve ka mësuar emrat e dy këngëve të reja të rep-artistës, njëra që do të jetë solo e titulluar “Taka” dhe tjetra në bashkëpunim me reperin Azet “Tequila”.

Që të dyja këngët do të jenë verore dhe ky është bashkëpunimi i dytë me reperin Azet, pasi para pak javësh ajo publikoi “Ti harro”.

Ndërsa se a do të mbaj koncerte artistja gjatë muajve të verës, menaxheri i saj, Rinor Hykolli në një prononcim për “Express Rozë”, ka thënë se nuk beson që ajo do t’i mbajë koncertet.

“Në këto kapacitete që janë të lejuara, nuk besoj që do të performojë ”, tha shkurt ai./Express/