Tayna është padyshim një ndër reperet më të suksesshme shqiptare. Ditën e djeshme, reperja solli projektin më të ri muzikor që mban titullin “Qe Qe”. Por, ndërsa ka kaluar vetëm një ditë nga publikimi, Tayna ka shënuar suksesin e parë.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, pasi brenda 24 orëve ka arritur të gjenerojë më shumë se 1 milion klikime në Youtube. Ky është projekti i dytë për këtë verë që reperja ka sjellë.
Një muaj më parë ajo publikoi “Bass”, një këngë e cila rezultoi mjaft e pëlqyer nga publiku dhe që numëron më shumë se 9 milion klikime në Youtube.
Ndërkaq, Tayna ka nisur tashmë rrugën drejt suksesit ndërkombëtar, pasi pak kohë më parë firmosi edhe një kontratë me gjigandin diskografik, Sony Music./abcnews.al/