Të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqririt, SPAK mbyll hetimet për Ardian dhe Florenc Çapjan

0
1233

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit  ka përfunduar hetimet për Ardian Çapjan .

SPAK ka përfunduar hetimet dhe për Florenc Çapjan dh 4 persona të tjerë.

Ndaj Ardian Çapjas rëndojnë akuzat “Vrasje e dy ose më shumë personave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtje pa lejë.”

Ardian Çapja është arrestuar në mars të këtij viti për vrasjen e  Gentian dhe Nezir Beqirit më 2012 në Elbasan

Ardian Çapja, 53 vjeç i konsideruar si kreu i fisit Çapaj, akuzohet për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit.

Ky  i fundit, në atë kohë 35 vjeç, dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e Sokol Çapjes, në vitin 2012, krim që shënoi nisjen e një sage hakmarrjes mes fiseve në Elbasan që në 16 vite ka shkaktuar disa viktima.