“Të çoj vullnetare në Gjermani”, deputetet e PD i “sulen” Manastirliut: Përbuze mjekët, s’të vjen zor

0
183

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mes deputeteve të PD dhe ministres Ogerta Manastirliu. Teksa deputetja e PD Albana Vokshi lexonte shifrat e mjekëve të larguar në Gjermani, ministrja jashtë mikrofonit, iu drejtua deputetes së PD Ilda Llori, e cila është mjeke në profesion, duke i thënë me ironi se nëse dëshiron, mund ta dërgojnë vullnetare dhe atë në Gjermani. Kjo deklaratë ka ndezur debatin, duke bërë që deputetet e PD të acarohen dhe ta kritikojnë ashpër ministren për ofendim ndaj saj dhe të gjithë mjekëve.

Debati në komision:

Albana Vokshi:  A ka mundësi o Mirelë, nuk ka nevojë ministrja ja del vetë, të jap 2 shifra unë… aman të lutem Mirela se kemi 6 orë këtu, dëgjo këtu… Në dhomën federale të mjekëve në Gjermani a e di se janë regjistruar 630 mjekë që janë larguar nga ky sistem që s’u ofron asgjë, për nivel pagash, persekutimi, përbuzje. 95% e tyre u është vlerësuar ajo dëftesë dhe certifikatë. Zonja ministre dëgjoni… 556  prej tyre janë punësuar në spitale, pra aq mjekë të mirë kanë qenë që janë larguar. 14 mjekë në shërbim ambulator, 31 në shërbime të tjera etj. Deri në 2016, vetëm në Gjermani, pandaj ju s’do ta pranoni këtë largim masiv. Janë punësuar atje, po lëre mi politikën, po ngrej problemin e gjithë mjekëve.

(pasi ministrja flet jashte mikrofonit) Ca do të thotë kjo doktoreshën do ta çojmë vullnetare? Çfarë është kjo përbuzje, po si flet me atë përbuzje, a ju vjen zor apo jo, jeni ministre. Po si i thua ashtu lëre doktoreshën se do ta çojmë vullnetare, është skandaloze gjuha që përdorni, keni gazuar rëndë, në vend që ta falënderoni, ti s’duhet të flasësh me atë përbuzje kurrsesi. Po i largon mjekët dhe në vend që ta falënderosh.

Oriola Pampuri: Jo ofenduar, por i ke bërë mjekët të ndihen keq, me këtë që thatë do ta çojmë vullnetare, jam ndjerë keq. Nga momenti që ju uleni aty, jeni ministre jemi në një komision shëndetësia dhe çfarë do që flitet këtu duhet ti dëgjoni s’ka nevojë të qeshni apo të përqeshni duke thënë do ti, do t’ju çoj unë vullnetare atje. E dyta zonja ministre jemi këtu për të zgjidhur hallet e problemet e qytetarëve dhe të dyja palët mund të ngrenë dhe tonet, detyra juaj dhe e stafit është të qëndroni shumë serioz. Ju duhet të jeni krenare për këto profesionist që përfshihet në politikë, zonja një fjalë është profesioniste shumë e mirë dhe duhet t’i respektojmë.