Të dyja në det, Luana dhe Anxhelina bëjnë ‘xing’ me të njëjtat bikini (Foto)

0
275

Me fotot dhe videot e fundit në rrjetet sociale, Luana Vjollca ka treguar se ka nisur pushimet. Ajo ka ndarë së fundmi një foto me bikini, krah së cilës ka shkruar: “Erdhi vapa me gushtin”.

Përveç formave perfekte fizike ajo që ka tërhequr tjetër vëmendjen kanë qenë rrobat e banjës të firmës ‘Ohpollyswim’, të cilat më parë i kemi parë të veshura tek këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj.

Siç duket vajzat gëzojnë të njëjtat shije kur vjen puna tek rrobat e banjës, me të cilat duken të dyja mjaft tërheqëse.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar bëjnë ‘xing’ me të njëjtat zgjedhje veshjesh përsa i përket pamjes së tyre.