Nga Klodian Tomorri
Biznesi i ryshfeteve në Shqipëri është zgjeruar me ritme të frikshme me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë. Përfundimi tronditës del nga vrojtimi botëror i sipërmarrjeve, që kryhet nga Banka Botërore dhe BERZH në 141 vende të botës.
MCN ka mundur të sigurojë databazën jo publike të Vrojtimit, i cili konsiderohet si sondimi më prestigjoz në botë për korrupsionin që hasin bizneset. Sipas të dhënave, në vitin 2019, një kompani shqiptare pagoi mesatarisht 3.1 për qind të xhiros së saj vjetore si rryshfet për zyrtarët. Kjo shifër është mbi tre herë më e lartë se sa në vitin 2013, kur një biznes paguante mesatarisht 0.98 për qind të xhiros vjetore si rryshfet.
Por si renditet Shqipëria në hartën botërore të ryshfetit.
Për vitin 2019, banka Botërore dhe BERZH e kryen vrojtimin e sipërmarrjeve në 45 vende të botës. Sipas rezultateve, Shqipëria rezulton të jetë vendi i dytë me normën më të lartë të rryshfeteve duke u renditur vetëm pas Zambias. Në Zambia, një biznes paguan mesatarisht 5.6 për qind të xhiros vjetore si rryshfet. Ndërsa në vendin e tretë renditet, pas Shqipërisë, renditet maroku me 3 për qind. Të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe republikat afrikane, shifra e rryshfeteve është dukshëm më e ulët nga ai i Shqipërisë.
Gjetjet e vrojtimit për Shqipërinë kanë qenë objekt edhe i një studimi shkencor të publikuar nga katër ekonomistë të BERZH me titull Korrupsioni dhe rritja e firmave. Në këtë document, Shqipëria renditet në mesin e vendeve më të korruptuara të planetit, krahas republikave afrikane si Sierra Leone, Uganda dhe Zambia.
Vrojtimi i spërmarrjeve që realizon Banka Botërore dhe BERZH mbulon 141 vende të botës dhe kryhet në mënyrë periodike përgjithësisht një herë në 6 vjet për secalin vend. Një pjesë e të dhënave që dalin nga vorjtimi publikohen zyrtarisht nga të dy institucionet, por disa tregues sensitivë, mes të cilëve ai i peshës së ryshfetit, nuk bëhen publikë, pasi klasifikohen ose si konfidencialë ose për përdorim të brendshëm.
Fax web