Të gjithë drejt jugut, kolona të gjata makinash në Vlorë

0
89

Që prej orëve të mëngjesit situatë e rënduar trafiku paraqitet edhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Në zonën e Lungomares dhe në Ujin e Ftohtë ka pasur fluks më të shtuar nga qytetarët që i drejtohen jugut këtë të diel.

Edhe pse ka fluks, makinat nuk qëndrojnë në vend për shkak të lehtësimit nga Bypass i Vlorës

E njëjta situatë paraqitet në autostradën Tiranë Durrës, në hyrje të Durrësit si dhe në veri, Shëngjin dhe Velipojë.