Duket se Loredana është rikthyer fuqishëm dhe është gati të bëjë namin e këtë na e ka vërtetuar me publikimin e këngës së parë të albumit “Medusa”, që pritet të lançohet i plotë në dhjetor.
Për këtë projekt ajo ka bashkuar forcat me reperen nga Suedia, Amanda Delara, dhe projekti i dyshes u publikua pak para mesnatës.
Kënga titullohet “Checka” dhe i dedikohet jetës luksioze të dy repereve në fjalë, nga makinat te gjërat e shtrenjta e deri te suksesi dhe “thyerja” e klubeve.
Pasi u zhduk nga rrjetet sociale, Loredana zbuloi se ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe.
Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit.
Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe ndarjen nga reperi Mozzik.
Sakaq, surpriza më e madhe nga ajo ishte dhënia fund e konfliktit me çiftin zvicerian, i cili e akuzoi se u ka zhvatur 700,00 franga.
icon style