Duket sikur Jennifer Lopez ka bërë pakt me djallin për të qenë gjithmonë në super formë. Ylli i “Love don’t cost a thing”, “Let’s get loud”, “Ain’t your mama” etj.
Ndonëse në të 50-tat, por edhe për të vazhduar të shkëlqejë në muzikë. Çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit dhe për këtë artistja duhet të falënderojë jo veç zërin e saj magjik, por edhe mamanë që e ka ndihmuar të jetë kjo që është sot.
Mosha është thjesht një numër kur vjen puna të Jeniffer Lopez. Këngëtarja nuk është vetëm e bukur, ajo ka forma perfektë dhe kjo është e padiskutueshme.
Por pse vetëm ta admirojmë nga larg? 52-vjeçarja nuk e ka problem të ndajë me ndjekësit e saj sekretin.
Kujdesja për mënyrën e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik janë klishe që tashmë i dinim. Ajo që zbuloi Jennifer Lopez ishte një smoothie për të përshpejtuar metabolizmin e saj në pikë të mëngjesit.
Përbërësit: 1 filxhan boronica, 1 filxhan mjedra, 1 filxhan kos, 1 lugë proteinë me shije vaniljeje (mund të përdorni edhe pak ekstrakt vanilje si zëvendësues), 1 lugë çaji kanellë, 2 lugë çaji mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe disa kuba akulli.
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të përzihen plotësisht. Nga kjo masë do të përfitoni katër gota smoothie.