Një vit më parë Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Bye Bye”, i cili u kthye menjëherë në një hit. Pas atij momenti vajzat kanë qenë së bashku në koncerte të shumta, duke treguar dhe se raporti i tyre kishte ndryshuar për shkak të evenimenteve të përbashkëta.
Megjithatë dy projektet e fundit nga vajzat, “Million Dollar” dhe “Qe qe” kanë ngritur dyshime tek ndjekësit se tashmë dy këngëtaret nuk gëzojnë të njëjtën marrëdhënie.
Ndryshe nga çdo postim tjetër i kolegëve të tyre, Dafina dhe Tayna nuk i kanë ndarë projektet e njëra-tjetrës në ‘Instastory’.
Ky detaj i ka bërë fansat të mendojnë se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, megjithatë vetë ato nuk janë prononcuar rreth këtij fakti.
Me siguri në ditët në vijim do të vijë dhe reagimi i parë i dy këngëtarëve që 1 vit më parë sollën edhe bashkëpunimin e suksesshëm.