Edhe njëherë kryeministri Edi Rama ka përjashtuar Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit të drejtuar të tij nga procesi i zgjedhjes së presidentit të ri te vëndit.
Rama tha se PS nuk njeh asnjë kërkesë që vjen nga ai drejtim. Ai theksoi se nga Berisha nuk do të pranonte një mendim as për të vënë një hu gardhi në fund të Lanës.
Rama: Dua ta shfrytezoj këtë rast për të thënë që mesa shoh janë përfshirë si pjesë e palëve të tjera që ne nuk e kemi ende nje emër se po ta kishim do e bënim me dije do shkonim me tryezë më një emër.
Ne kemi qënë në dy procese kur ishim ne opozite, nje proces kur nuk i kishim votat dhe kur ata i kishin votat, proces që nxorri presidentin me partiak, Bujar Nishanin. Ne nuk ishim naiv te mendonim se duke shkuar atje, do merrnim president, ne beme detyren tonë. Nuk vumë as nga këto barriera. Emri është problem.
Ne nuk na duhet konsensus, na duhet nje president te nderoje Shqipërinë, të mos na turpëroje kur del ne tv apo kur flet per malin me gropa.
Qi ti plotësoje disa kushte dhe te rrezatoje përtej nesh. Figura politke të PS që do ishin më të mirat të mundshmet nuk janë pjesë e saj, ndërkohë nëse ata do të sjellin nje propozim bindës menjehere do e pranojmë pa problem, po smund te jete figure që vjen nga rruget e qamitet.
U takon atyre të sjellin propozime për AP. Kur them opoziten e përjashtoj kategorikisht non gratën e madhe dhe shpurren e tij. PS nuk do të njoh asnjë vendim dhe kërkesë që buron nga a drejtim. Është drejtim me të cilin politika e PS nuk duhet të ketë asnjë lidhje dhe nuk do kemi.
Të hidhen përpjetë ne nuk do njohim asgje nga cdo pretendim i burimit te se keqes se madhe te vendit tone. As për rojen as për një hu gardhi për të vënë në fund të Lanës.