4 anëtarët e familjes Fera jetojnë në këtë shtëpi, ku për të ndalur sado pak të ftohtin vendin e tavanit e ka zënë një tapet i vjetër.
Situata për ta bëhet akoma më e vështirë në dimër, ku çatia e sajuar nuk mundet ta ndalë shiun.
“Kur bie shi i gjithë uji na futet brenda, kemi nevojë për një shtëpi”, shprehet Nexhmija.
Vajza e shtëpisë Nexhmija 22 vjec tregon se e vetmja mundësi për tu ngrohur, është dielli ndërsa në darke vishen trashë.
“Këtu është shumë ftohtë, kur del dielli dalim ngrohemi në diell, kurse kur nuk ka rrim brenda në shtëpi. Në darkë vishemi me xhupa të trash se kemi ftohtë”, shprehet Nexhmija.
Në sytë e së resë në moshë, por që vuajtjet bëjnë që ta tregojnë shumë më të madhe tregohet dhimbja e madhe.
Si të ardhur kanë një kemp dhe një pension 4 mijë lekësh, me të cilat sigurojnë bukë thatë, e ndonjëhreë dhe qepë. në raste të rralla thonë se mund të sigurojnë ndonjë pako makarona.
“E hamë bukën thatë, kur kemi bëjmë makarona s kemi çfarë të bëjmë”, shprehet vajza.
Frigoriferi i prishur nuk mund të shërbejë as si dollap, pasi nuk ka ccfarë të mbajë, ndaj apelojnë për ndihmë.
Kryefamiljari Faik Fera, tregon se jetesa ka qenë shumë e vështirë.
“Është shumë e vështirë jetesa jonë, siç e shikoni edhe vetë . Jemi të mbytur në borxhe, të gjithë pensionin e gruas dhe timin e çojmë tek dyqani për të larë borxhet. Unë jam i pafuqishëm për punë, kërkoj ndihmën e shtetit”, shprehet Faiku.
Të ardhur para 15 viteve nga fshati i Selishtës, për një jetë më të mirë 4 anëtarëve të familjes Fera, sot jetojnë në Manëz.
Jeta nuk ju ka ecur, ndaj ato i bëjnë apel shtetit që ti shohë, pasi kryefamiljari 70 vjec është i pafuqishëm për të ndërtuar një strehë të sigurt që nuk e pati kurrë.