Të padëshiruar në Paris, Neymar e Icardi me valixhe në duar, francezët i kërkojnë blerës

0
113

Pas përpjekjeve të shumta duke shpenzuar miliona pafund, PSG kërkon të ndryshojë strategji në të ardhmen, një projekt i ri që nis me largimin e lojtarëve të padëshiruar. Në këtë “listë të zezë” nuk ndodhej vetëm trajneri Pochettino por dhe dy sulmues, Neymar dhe Mauro Icardi. Përfaqësuesit e Neymar pasi morën këtë lajm nga drejtuesit e PSG kanë nisur punën për ti gjetur një skuadër të re yllit brazilian.

Sipas ESPN, agjenti i Neymar ka kontaktuar drejtuesit e Chelsea për të kuptuar nëse blutë janë të interesuar për të siguruar shërbimet e Neymar. Në rast se Chelsea përgjigjet pozitivisht, braziliani mund të ndryshojë skuadër që në këtë merkato vere.

Në kushte të njëjta ndodhet edhe Mauro Icardi. As sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e klubit por ndryshe nga Neymar, Icardi nuk dëshiron të largohet pasi në Paris përfiton jo pak por 9 milionë euro në sezon, shifër që vështirë se mund ta marrë në çdo skuadër tjetër. Për Icardin ka interesim nga Italia, por deri më tani në skenë kanë dale vetëm ekipe jo elitare, skuadra si Monza. Drejtuesit e PSG janë të gatshëm të ndihmojnë çdo skuadër që kërkon shërbimet e Icardi duke i paguar një pjesë të mirë të pagës, mjafton që ai të largohet nga Parisi.
(BalkanWeb)