Të paktën 20 viktima e qindra të plagosur nga përplasja e avionit në Indi

0
229
KERALA, INDIA - AUGUST 07: Teams conduct search and rescue operation at the site after an Air India Express passenger plane with 191 passengers onboard skidded off the runway in the southern Indian state of Kerala on August 07, 2020. (Photo by Stringer/Anadolu Agency via Getty Images)

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një avion i Air India Express me 191 persona në bord ka dalë nga pista në një aeroport në shtetin jugor të Keralas në Indi.

Autoriteti i aviacionit të Indisë është shprehur se përgjatë kthimit nga Dubai, avioni ka dale jashtë pistës në aeroportin e Kalikut pas uljes dhe është thyer në dy pjesë.

Sipas raportimit të mediave te huaja, mes viktimave janë edhe dy pilotët. Po ashtu raportohet për mbi 130 te plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas raportimit të autoriteteve vendase, në bordin e avionit Boeing 737 ishin edhe 10 fëmijë të vegjël.

Fluturimi i sotëm ishte urdhëruar nga qeveria Indiane për të riatdhesuar indianët e mbetur jashtë shtetit, për shkak të bllokimeve gjate pandemisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, sipas orës lokale, mes reshjeve të mëdha të shiut në rajon. /abcnews.al/