Të pandehurit e “Plumbit të artë” kërkesë SPAK, duan veçim të dosjes: Mund të kërkojmë gjykim të shkurtuar

0
73

Disa nga personat e marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i artë”, kërkojnë veçim të dosjes nga të akuzuarit e tjerë. Sipas tyre, nëse SPAK pranon ndarjen e dosjeve ata fitojnë të drejtën për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Agim Gjini, Gentian Sharra, Ardian Uzuni, Albert Pashaj, Xhulian Hoxha e Ilirian Feçi kërkojnë që të gjykohen më vete, jo me të pandehurit e tjerë të cilët kanë mbi supe akuza të rëndë për grup kriminal dhe vrasje.

Ata akuzohen për vepra penale më të lehta dhe kërkojnë veçim të dosjes, me shpresën se do të përfitojnë gjykim të shkurtuar. Në rast se shpallen fajtorë për akuzat që u atribuohen vetëm shtetasve të sipërpërmendur, ata përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit.

Gjykata e Posaçme ka administruar kërkesën e personave të pandehur dhe do të shprehet më datë 28 Qershor, nëse do të ndahet dosja e Agim Gjinit, Gentian Sharrës, Ardian Uzunit, Albert Pashajt, Xhulian Hoxhës dhe Ilirian Feçit, apo ata do të gjykohen bashkë me të pandehurit e tjerë.

Disa prej shtetasve të mësipërm kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme, bashkë me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Dosja “Plumbi i Artë” mori emrin e megaoperacionit të drejtuar nga SPAK, për goditjen e 8 grupeve kriminale që vepronin në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Ai u zhvillua pak ditë pas arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i cili ka marrë statusin “i penduari i drejtësisë”.

Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e kryerjes së vrasjeve me pagesë. Ai ka pranuar se kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha të parave organizonte dhe kryente eleminimin e kundërshtarëve.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi. Në total, për këtë megaoperacion u lëshuar 32 urdhër-arreste, por një pjesë e eksponentëve dhe “kokave” të krimit nuk u arritën të gjendeshin në Shqipëri. Ata dyshohet se janë larguar jashtë vendit para se të zhvillohej operacioni.

 – 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:

  1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
    2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
    3. Altin Ndoci, 35 vjeç
    4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
    5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
    6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
    7. Ilirian Feci, 47 vjeç
    8. Enver Diva, 43 vjeç
    9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

– 9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

  1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
    2. Leonard Palushi, 41 vjeç
    3. Gentian Sharra, 48 vjeç
    4. Fatos Gosa, 54 vjeç
    5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
    6. Petrit Qoli, 51 vjeç
    7. Agron Qoli, 52 vjeç
    8. Agron Qafa, 48 vjeç
    9. Asllan Plaku, 30 vjeç