TIRANË– Është shtyrë seanca paraprake e gjyqit për çështjen e inceneratorit të Fierit. Vendimi është marrë ditën e sotme për shkak të mungesës së të pandehurve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më datë 15 shkurt. Herën e fundit, seanca ishte planifikuar të mbahej më 18 janar, por u shty për sot, pasi ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka kërkoi bashkimin e çështjeve të inceneratorit të Fierit dhe atij në Elbasanit.
Koka e kërkoi bashkimin e çështjeve me arsyetimin se në të dyja dosjet janë të përfshirë të njëjtët persona.
Aktualisht Lefter Koka është nën dy masa sigurie “arresti me burg”për inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit. I arrestuar gjithashtu është edhe ish-deputeti i PS, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.
Koka akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”. Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit. Deri më tani, SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish për të incenratorin e Elbasanit, përfshirë 14 apartamente, 3 njësi tregtare dhe 8 shoqëri tregtare.