“Të qash vetëm se diktatori ka humbur ca kile”, habi nga Koreja e Veriut, qytetarët ‘shpërthejnë në lot’ masivisht sepse Kim Jong Un është dobësuar

0
195

Në Korenë e Veriut pothuajse të gjithë janë të shqetësuar për dobësimin e udhëheqësit Kim Jong Un.

Diktatori ka humbur shumë kilogramë në muajt e fundit duke krijuar spekulime se mund të vuajë nga probleme shëndetësore.

“Pamja e gjeneralit (Kim Jong Un) që duket i dobësuar thyen shumë zemrat e njerëzve” tha një qytetar në një intervistë për televizionin shtetëror.

“Të gjithë po qajnë” shtoi ai. Media ndërkombëtare, shërbimet e inteligjencës dhe ekspertët po monitorojnë nga afër shëndetin e tij.