Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra nga opozita për deklaratën që kryeministri bëri sot në Asamblenë e PS-së për SPAK-un.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste Rama i tërhoqi sot vëmendje SPAK-ut, ku bëri thirrje institucionit që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata.
E si rrjedhojë Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se ai ka kërcënuar institucionet e drejtësisë.
Sipas Ramës dhe PS-së ,SPAK rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur
Ndër të tjera Rama shkruan se nuk kanë për t’ia mbyllur gojën që SPAK të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht.
Postimi i plotë
“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!
Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”
/abcnews.al/