Të rikthyerit nga emigracioni, 59% punojnë në të zezë, të ardhurat familjare 10-25 mijë lekë në muaj

0
319

Të rikthyerit nga emigracioni nuk kanë arritur të integrohen plotësisht në tregun e punës në vend në vend madje edhe ata që kanë arritur të sigurojnë një të tillë është në të zezë dhe kjo zë 59 për qind të totalit. Një studim i World Vision Albania dhe Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike zhvilluar në kuadër të projektit “Riintegrimi i të rikthyerve nga emigracioni dhe investimet për ta në Shqipëri” (RE-IN-VEST) financuar  nga Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga  GIZ Albania nxori në pah disa të dhëna interesante mbi situatën.

Sipas të dhënave janë 1434 individë të rikthyer në 13 Bashki të Shqipërisë janë bërë pjesë e projektit RE-IN-VEST. Në studim kanë marrë pjesë 190 te rikthyer, 107 prej të cilëve i përkasin gjinisë femërore dhe 83 të rikthyer i përkasin gjinisë mashkullore. Në këtë vrojtim, 120 të rikthyer jetojnë në qytet dhe 70 të rikthyer jetojnë në fshat.

Profili i të rikthyerve:

  • Rreth ¾ e tyre i përkasin moshës së re të punës (26-45 vjeç);
  • 8% i përkasin arsimit 8-9 vjeçar dhe 5.3% e totalit të të rikthyerve i përkasin arsimit të mesëm profesional;
  • ¾ e të rikthyerve janë familjare (të martuar), gjë që dëshmon se shkaqet familjare kanë qenë motivi kryesor për emigrimin e tyre;
  • Mbi 70% e të rikthyerve kanë numër të madh pjesëtarësh të familjes (4, 5, 6..);
  • 6% janë rikthyer në mënyrë të asistuar vullnetare, ndërsa 60.5% janë rikthyer në mënyrë të pavarur;

 Asistenca :

 49% e të rikthyerve kanë kërkuar ndihmë në Zyrat e Punësimit dhe 8.2 % e tyre kanë kërkuar ndihmë në Sportelet e Migracionit.

Tre shërbimet ku të rikthyerit kanë përfituar më shumë nga projekti RE-INV-EST:

-Nevojat bazike (64.2%)

– Informim për marrjen e shërbimeve sociale dhe ekonomike (rreth 30%)

-Aktivitete trajnuese për punësim dhe vetpunësim (46.8 %)

Punësimi i të rikthyerve

59% të rikthyerve punojnë në të zezë, ndërsa 68.9% e të rikthyerve që janë pa punë;

41 % e te rikthyerve të punësuar janë të siguruar nga punëdhënësi i tyre,

36% e të rikthyerve thonë se të ardhurat mesatare të familjeve të tyre variojnë mes 10.100-25.000 ALL/ muaj

Nevojat kryesore të të rikthyerve në Shqipëri:

98.8%  e tw rikhtyerve kanw nevojw tw mbwshteten qw tw sigurojnw njw strehw pwr familjen e tyre pas riatdhesimit

96.8% e tw rikthyerve kanw nevojwn tw sigurojnw informacion mbi shwrbimet publike qw iu takojnw

97.8 % kanw nevojw pwr lehtwsimin e punwsimit pwrmes zyrws rajonale tw punws.

Arsyet kryesore për të riemigruar :

57.9% e të rikthyerve ne vendin tone nuk e përjashtojnë mundësine për të emigronin përsëri jashtë vendit.  Arsyet e riemigrimit lidhen me:

-papunësinë (50%),

-mundësi më të mira punësimi në emigracion (36.8%)

-E ardhme më e sigurtë për fëmijët (33.2%)

Monitor