Protestues të lëvizjeve të sovranitetit qytetar në Gjermani raportohet se kanë ngritur një kamp proteste ne ishullin Sylt për të demonstruar kundër përjashtimit ekonomik dhe pabarazisë, në një prej zonëve më ekskluzive të vendit.
Prej fundjavës protestuesit nisën të mbërrinin në Sylt kryesisht me tren, ‘për të prishur’ pushimet sezonale të të pasurve, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Grupi organizator ‘Aktion Sylt’ tha se vendi ishte kthyer në strehën e luksit të “mbledhësve të taksave fashiste, të trashëgimtarëve nazistë dhe shkatërrimtarëve të botëve”.
Protestuesit kanë regjistruar prezencën e tyre me autoritetet, së bashku me rregullat e fjetjes në tenda, të pastrimit dhe qetësisë, deri në largimin e tyre më 6 shtator, tha zëdhënësi Hans-Martin Slopianka.
“Ne supozojmë se protesta do të jetë paqësore,” tha zyrtari vendor Florian Korte. “Kemi folur me policinë dhe gjërat duket se janë në rregull”.
Marvin Bederke i organizatorëve ‘Aktion Sylt’ tha se priten rreth 300 pjesëmarrës në vend-kampingun pranë aeroportit, ku normalisht zbresin të famshmit e të pasurit e vendit.
Lëvizja e protestës kishte nisur në 2022, kur zyrtarët gjermanë tentuan të vendosin një biletë të vetme prej 9 euro për transportin publik me justifikimin e objektivave mjedisore.
Të rinjtë rebelë përfituan për të nisur pushtimin e tyre veror të Sylt, në kundërpërgjigje.
Aktivistët kritikojnë komunitetet e luksit të krijuara në ishull dhe faktin që ish-rezidentët nuk mund të jetojnë më aty.
Në video të publikuara me herët nga mediat të rinjtë protestues shiheshin që këndonin me muzikën e këngës ‘L’amour Toujours’ nga Gigi D’Agostino, por lirikat zëvendësoheshin me slogane ultranationaliste si “Gjermania për gjermanët – të huajt, jashtë”./The Guardian/