I dashuri i 18-vjeçares që u vetëplagos në një hotel në Tiran është vënë në pranga.
Po ashtu në pranga është vënë edhe babi i tij, Sajmir Gjuta pasi akuzohen për fshehjen e krimit, i cili ndodhin në hotelin në pronësi të tyre. Natalia Murtati u vetëplago me armë zjarri në dhomën e hotelit të tyre, ndërsa ky i fundit, Erisjaldo Gjuta së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


