Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Babrrusë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se nuk ka pasoja në njerëz.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, të shtënat janë njoftuar përmes një telefonate nga qytetarët. Dyshohet se një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë dhe është larguar.
Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. /abcnews.al