Të shtëna me armë brenda Kishës, 1 e vrarë dhe 2 të plagosur

0
211

Një grua u vra dhe dy burra u plagosën nga të shtënat në një kishë të premten mbrëma në Aurora, Kolorado.

Autori i dyshuar që qëlloi njihte të paktën një nga viktimat, tha policia.

“Marrëdhënia e saktë nuk do të publikohet në këtë pikë,” tha zëdhënësja e Policisë Aurora Matthew Longshore gjatë një konference për shtyp.

“Nuk ishin thjesht një të shtëna rastësore brenda kësaj kishe,” tha ajo.

Në kohën kur ndodhën të shtënat, në Kishë ndodheshin rreh 20 persona tha policia në një njoftim për shtyp

Një grua 36-vjeçare, një burrë 42-vjeçar dhe një burrë 40-vjeçar kanë pësuar lëndime të dukshme me armë zjarri kur oficerët mbërritën në Kishë, tha policia.

Gruaja vdiq në vendngjarje dhe dy burrat u dërguan në spital, sipas autoriteteve.

Autoritetet kanë informacione se kush “mund të jetë” i dyshuari dhe ata po punojnë për të konfirmuar identitetin, tha Longshore. I dyshuari kishte arritur të largohej para se të mbërrinin oficerët.

Hetuesit po kryenin intervista me dëshmitarë herët në mëngjes të së shtunës dhe po kontrollonin zonën për video survejimi, shkruan CNN.