Të shtëna me armë në festival në Utah të SHBA-ve! Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë

0
2

Tre persona, përfshirë një foshnjë tetë muajshe, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një incident me armë zjarri gjatë festivalit UestFest në Utah të dielën.

Incidenti ndodhi pas një grindjeje midis dy grupeve në Centennial Park, ku një adoleshent 16-vjeçar qëlloi me armë zjarri, duke shkaktuar tragjedinë.

Policia arrestoi të riun, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet dhe nëse ngjarja ka lidhje me bandat.

 

UestFest është një ngjarje vjetore që përfshin parada, shfaqje dhe fishekzjarre, duke e bërë këtë incident veçanërisht tronditës për komunitetin lokal.

(Balkanweb)