Të paktën dy punonjës të një spitali në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake një person i armatosur hyri në ambientet e spitalit dhe qëlloi ndaj punonjësve, ndërkohë që autori u qëllua nga forcat e policisë dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta dhe për këtë arsye autoritetet po hetojnë në disa pista për zbardhjen e tij. Policia bëri me dije se autori i ngjarjes është 30-vjeçari Nestor Hernandez, i cili ishte nën masë sigurie liri me kusht për grabitje me pasoja të rënda