Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë. Rasti thuhet se ka ndodhur pas orës 21:00 te mbremjes se djeshme dhe po cilësohet si vrasje në tentativë.
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marr plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është nën hetime.