21.3 C
Elbasan
Ballina ELBASANI SOT Të shtëna me armë në qendër të Elbasanit? Ja çfarë thotë policia

Të shtëna me armë në qendër të Elbasanit? Ja çfarë thotë policia

0
224

Raportime për të shtëna me armë zjarri në Elbasan.

Pak minuta më parë, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë qendrës së qytetit, ka patur të shtëna me armë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas Policisë së Elbasanit, në sallën operative ka ardhur një telefonatë që pretendonte për të shtëna me armë zjarri në zonën në fjalë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe një ambulancë, ndërsa në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Policia dyshon se mund të kemi të bëjmë me një telefonatë të rreme.

Tags