Të shtëna me armë në SHBA, vritet një polic, 5 të plagosur

0
77

Të shtëna me armë janë raportuar në një lagje të Minneapolis të enjten mbrëma, ku humbi jetën një oficer policie dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur. Sipas policisë, gjashtë persona, dy oficerë dhe katër civilë u qëlluan rreth orës 18:00.

Konkretisht, një 28-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe tjetri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

Pas incidentit, dhjetëra oficerë policie u dyndën në Qendrën Mjekësore të Qarkut Hennepin në qendër të Minneapolis, ku disa civilë u panë duke qarë dhe duke ngushëlluar njëri-tjetrin.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes tragjike, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet.

Autoritetet nuk e kanë identifikuar autorin, i cili u qëllua për vdekje nga policia.

/abcnews.al