Të shtëna me armë në Tiranë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

0
164

Të shtënat me armë kanë tronditur Tiranën pasditen e sotme. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Paraprakisht dyshohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave është qëlluar me kallashnikov, në një lokal.  Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë. g.v/abcnews.al