Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e djeshme në Tiranë.
Sipas burimeve policore, E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, pas një konflikti për motive të dobëta në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.
28-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur dje dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.