Të shtëna me armë rreth kampit francez të emigrantëve, të paktën pesë viktima! Vetëdorëzohet autori i dyshuar

0
2

Të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat rreth një kampi emigrantësh pranë qytetit verior francez të Dunkirkut.

Një burrë 22-vjeçar që pretendonte se ishte autori i armatosur u dorëzua në stacionin e policisë aty pranë Ghyvelde në orën 17:00 me kohën lokale të së shtunës. Autori i dyshuar i tha policisë se vrau një person, që besohet të jetë 29 vjeç, në qytetin francez Ëormhout dhe më pas mori jetën e katër të tjerëve në kampin e refugjatëve Loon-Plage

Reuters raporton se viktimat ishin dy agjentë sigurie dhe dy persona që banonin atje, ndërkohë që autoritetet gjetën tre armë të tjera në makinën e të dyshuarit.

Nuk dihen shkaqet e të shtënave në Wormhout dhe Loon-Plage, ndërsa sipas shoqatës bamirëse Care4Calais, refugjatët janë vendosur në kampet në zonë prej vitesh. Ata janë kryesisht “kurdë ose afganë dhe duke përfshirë këtu shumë familje me fëmijë të vegjël”.