Të shtëna me armë , vdes në spital një 32-vjeçar (EMRI)

0
265

Një 32 vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Durrësit pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve bëhet e ditur për “Faxnews” se Jetmir Bregu, 32-vjeç, është qëlluar me armë zjarri këtë të diel, i cili nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetën në spitalin e Durrësit.

Në ambientet e policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes pranë lagjes së 16 në Durrës.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ju njoftoj se shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.

Fax