Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Bëhet me dije se tek rrethrrotullimi i Selitës, një person ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është 35-vjeçari Zamir Kalemi, i cili mësohet të ketë marrë një plagë të lehtë në këmbë dhe më pas u dërgua tek Trauma ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen autori apo autorët e ngjarjes. Sakaq, më vonë gjatë mbrëmjes policia ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Bërzhitë në afërsi të Tiranës, që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.
Forcat policore janë në këmbë dhe po vihen në gjurmë të autorit/autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.