LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri pranë një qendre tregtare në Fier, forca të shumta policie në vendngjarje
Një konflikt i çastit i ndodhur brenda një lokali pranë një qendre tregtare në Fier ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke vendosur një perimetër sigurie me qëllim fiksimin e provave nga grupi hetimor. Disa persona që ndodheshin në lokal në momentin e incidentit janë shoqëruar në Komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat.
Detajet e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Fierit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të incidentit dhe dokumentimin e tij sipas procedurave ligjore.
Mallakastra News


