Të shtëna me armë zjarri në Dajç të Lezhës ditën e sotme.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur në dorë Odise Simoni, 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R.ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal, Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia Lezhë po kreh zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
/Ora News.tv/