Të shtëna me armë zjarri në dalje të qytetit të Lezhës.
Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet tjetër në lëvizje në drejtim të makinës tip fuoristradë tip “ML”.
Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se shënjestër kanë qenë dy persona nga Miloti me mbiemrin Preci.
Deri në këto momente nuk raportohet për të plagosur ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke vendosur perimetrin e sigurisë.