Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Malësi të Madhe. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë.
Sipas uniformave blu është qëlluar me armë në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K. Në banesë ndodhej vetëm djali i tij, L. K., 19 vjeç.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia thekson se është ngritur grupi i punës dhe po punohet për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al