Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, vritet një person

0
119

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë të mërkurë në Kosovë, konkretisht në fshatin Banjë të Malishevës. Lajmi është konfirmuar për mediat vendase nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj bëri me dije se autori pas kryerjes së krimit është vetëdorëzuar në polici ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të krimit.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.