Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Burime për ABC bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Romeo Mecaj 30 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nënë kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, pranë stadiumit.
Policia ndodhet pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
/abcnews.al