Të shtëna në një gjimnaz në Bosnjë Hercegovinë/ Dyshohet për tre persona të vrarë dhe një të plagosur rëndë

0
67

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në një gjimnaz në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Mehmed Vukaliç, punonjës ndihmës në gjimnaz, sipas “Nezasvisne Novine”, ka qëlluar duke lënë të vdekur në vend drejtorin e gjimnazit, Nijaz Haliloviç, mësuesen e anglishtes, Gordana Nidzan dhe sekretaren, Nisveta Kljuniç.

 

I dyshuari më pas tentoi të vriste veten duke qëlluar veten në gjoks. Ai u dërgua në spital në Banja Lluka në gjendje të rëndë.

Motivi dyshohet se janë mosmarrëveshjet e caktuara që kanë ekzistuar më parë sepse personat që u qëlluan ishin pjesë e komisionit që kishte suspenduar nga puna Mehmed Vukaliç.

Po vijon hetimet, ndërsa shkolla është rrethuar nga forca të shumta policie.

/abcnews.al