“Të valëviten flamujt shqiptarë”, sheshi ‘zien’ nga brohoritjet: Rama ik!

0
107

Gazetari Bledi Marku u kërkoi protestuesve sot para kryeministrisë të ndezin telefonët për t’i treguar qeverisë se sheshi është plot. Ai tha se Balluku ka dhënë urdhër për të fikur dritat nga Ura e Lanës deri te Sheshi Skënderbej por asgjë nuk do e ndalojë këtë revolt të qytetarëve shqiptarë.

Teksa sheshi është mbushur plot, qytetarët kanë shpërthyer në brohoritje: Rama ik! Edi Rama o hajdut boll vodhe shko në burg!

Gazetari: Po i fikin dritat qëllimisht, bulevardin e keni plot. Të valëviten flamujt shqiptarë, Rama ik! Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg.
Protestuesit brohorasin: Rama ik!