Tekniku i Elbasanit nuk “përtyp” barazimin: Goli ishte i vlefshëm, gabim i arbitrit

0
37

Roberto Bordin, tekniku i Elbasanit ka rezerva për arbitrimin, në ndeshjen e barazuar 1-1 me Partizanin.

“Një ndeshje e madhe mes dy skuadrash të afta, që luajtën hapur, duke u munduar të shënonin ata dhe ne. Keqardhja është që në një duel loje pësuam një faull në sulm dhe goli ishte i vlefshëm. Ai është një duel klasik loje, normal, mes një sulmuesi dhe mbrojtësi. Nuk është as një gol i anuluar, se vërshëllima ndodhi para golit, duhej pritur dhe kontrolluar aksioni me VAR, ashtu si edhe penalltia. Për si e pashë unë faullin ndaj Gjonit, sipas meje meritonte të shihej në VAR. Sipas mendimit tim, është i dyshimte, sipas meje është faull se shkon në këmbë. Duhej parë në VAR. Por në fund ishte një ndeshje e bukur, një barazim i rëndësishem se luajtëm ndaj të parës, ndaj ishte nja paraqitje e mirë. Mëkat, pasi sipas meje meritonim fitoren.

Unë nuk thashë që luajtëm më mirë se Partizani, të dy luajtëm një futboll të bukur. Ne  meritonim fitoren për episodet, golin dhe penalltinë. Në fund të dy skuadrat u munduan të fitonin ndeshjen, kishte shumë hapësira, sulme në të dy anët, mungoi ekuilibri për të dy skuadrat në fund. Nuk kam asgjë çfarë t’u them lojtarëve se ishin të aftë ndaj një skuadre të madhe, ndaj sipas meje duhen vlerësuar episodet më mirë.

Ka momente ku mbrohesh e ku sulmon, dhe ne e bëmë disa herë. Ka momente kur duhej të mbroheshim, mendoj se e kemi bërë mirë. Kemi gabuar pasime në dalje, duhej të menaxhonim më mirë menaxhimin e topit. Pastaj shoh në fund që ishte një ndeshje e ekuilibruar, por dua të pyes unë çfarë mendoni për episodet.

Ajo që u thashë djemve se nuk është se duhet të marrim një shuplakë për të reaguar. Ndaj është e vërtetë, duhet të tregojmë menjëherë që jemi skuadër e madhe, siç bëmë pas reagimit, duke besuar te forca dhe mjetet tona.

Ky është një ekip i sapongjitur, janë lojtarë që kanë tre muaj bashkë, edhe unë jam trajner i ri. Por për të bërë një punë të mirë duhen muaj. Pastaj ndeshjet mund të shkojnë në mënyra të ndryshme, mund të ishte gol penalltia me Tiranën e kishim ndonjë pikë më shumë, pastaj edhe episodet sot”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)