TEKNOLOGJI – Tiktok nënshkruan ”Kodin Europian” kundër dezinformimit

0
231

Aplikacioni popullor Tiktok ka vendosur të nënshkruajë ”Kodin Europian” kundër dezinformimit të filluar në tetor 2018 për të luftuar përhapjen e lajmeve të rremë në internet.

Kodi u prezantua nga Komisioni i BE së bashku me platformat më të rëndësishme dhe kompanitë kryesore si Google, Facebook, Twitter, Mozilla dhe Microsoft si dhe shoqata të ndryshme në sektor.

Në tetor 2019 u botua raporti i parë vjetor i vetëvlerësimit për kodin e ri duke treguar se “propagandimi i automatizuar dhe dezinformimi në një shkallë të gjerë” vazhdojnë të ekzistojnë dhe se ka ende shumë punë për të bërë në të gjitha fushat”

atsh