Teknologjia holografike e parë në filma po bëhet realitet

0
116

Duket se teknologjia holografike e parë në filma po bëhet realitet.

NASA njoftoi së fundmi se dy persona; një mjek fluturimi dhe një sipërmarrës i hapësirës ajrore janë “holotransportuar” nga Toka në Hapësirë ​​në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Duke përdorur kamerën Microsoft HoloLens Kinect dhe një kompjuter personal, astronauti i ESA Thomas Pesquet zhvilloi një bisedë të dyanshme me hologramin “live” të këtyre njerëzve, sikur të ishin në të vërtetë në bordin e Stacionit Hapësinor.

Për këtë rast ishte edhe shtrëngimi i parë i duarve në holotransportin Tokë-Hapësirë. “Holotransporti është një lloj teknologjie përvetësimi, kompresimi dhe transmetimi në kohë reale që ju lejon të shikoni nga distanca një model 3D me cilësi të lartë të një personi”, tha Josef Schmid, nga NASA. /Alsat.mk